Moti i keq ka bërë që policia e Elbasanit të angazhohet për pastrimin e rrugëve.
Shkak bëhet moti i keq dhe reshjet e dëborës. Gjithashtu aksi rrugor Prrenjas-Qafë Thanë është përfshirë nga reshje dëbore dhe nuk lejohet që automjetet të kalojnë pa goma dimërore dhe pa zinxhirë.
Njoftimi i Policisë:
“Qarku Elbasan Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka rritur prezencen e shërbimeve të Policisë në akset rrugore urbane e rurale, për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dëborës, me qëllim për t’iu ardhur në ndihmë dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve.
Aktualisht aksi rrugor Prrenjas-Qafë Thanë është përfshirë nga reshje dëbore,dhe nuk do të lejohen që automjetet të kalojnë pa goma dimërore dhe pa zinxhirë”, thuhet ne njoftim.