Ish-deputeti Ilir Deda ka folur për blerjen e raketave anti-tank nga Kosova.
Në Rubikon, ai ka theksuar se nuk ka nevojë për tanke sepse janë të padobishme kur ke “Javelin”.
“Ne nuk kemi qasje në dokumentin për transformimin për FSK-në, as cilat janë mjetet e nevojshme, dhe ajo është bërë me amerikanë së bashku, ne duhet të falënderojmë ShBA-në që na kanë shitur, unë e shoh më shumë si pjesë të këtij lloj balanci, që të ketë zotim për paqe”.
“Pas Banjskës është edhe porosi për Serbinë. Është lajm i mirë neve na duhet sa më pak të mendojmë se do të ketë luftë, pajisja me këtë armatim është seriozitet edhe i Kosovës dhe ShBA-së të tregojnë që nuk do të lejojmë konflikt, duke i rritur kapacitetet e Kosovës për mbrojtje”, ka thënë Deda.
Deda ka shtuar se Kosova ka buxhet të mjaftueshëm për të gjitha, ka buxhet edhe për shëndetësi, edhe për arsim edhe për armatim.
“Duhet të ketë më shumë thellësi dhe seriozitet kur të flitet për këto tema sepse te na po merret shumë sipërfaqësisht, ty për luftë të duhet një ekonomi e fortë, të duhet edhe popullata, një vend që është në plakje nuk mund të ketë luftë e nuk ka kapacitet biologjik. Është një hallkë më e madhe e nuk po dua ta polemizoj, nuk mendoj se duhet të sakrifikohet çfarëdo për diçka tjetër, mendoj se ka Kosova ka buxhet të mjaftueshëm për të gjitha, ka buxhet edhe për shëndetësi, edhe për arsim edhe për armatim”, ka thënë Deda.