Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deda: Kurti e Osmani do të duhej t’ua shtrinin dorën opozitës që të arrihej një lloj dakordimi me Serbinë

 
   

Ish-deputeti Ilir Deda sot ka dhënë intervistën e tij të parë në Rubikon pas 4 vjetësh pauze.

Ai ka folur për politikën kosovare në këto katër vjet, duke e konsideruar 14 shkurtin e vitit 2021 një datë që e simbolizon transformimin e lidershipit politik.

“Lumir Abdixhikun e kemi në LDK, Memli Krasniqin e kemi në PDK, ata janë krejt gjeneratë tjetër pa marrë parasysh aktivitetin e tyre politik. Unë kam menduar që Albini me Vjosën me 51 përqindshin e përbashkët do të hynin në një politikë më të urtë të brendshme”.

“Kur ti i ki 51 përqind nuk ke rival politik, ty të duhet opozita më e fortë, dhe se do t’ua shtrinin dorën partive politike që të mbërrihej një lloj dakordimi me Serbinë dhe përfundimin e shtetndërtimit në Kosovë edhe të dalim në një kulturë të re politike”, ka thënë Dedaj.