Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dedaj: Mua duhet me më thirrë vetëm për serbët, s’kam probleme me UÇK-në

Gjatë dëshmisë së tij, Gjergj Dedaj tha se nuk ka pasur probleme asnjëherë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Serbët janë ata që e kanë bërë atë rast, serbët janë ata që unë jam sot këtu, serbët janë ata që e kanë vra dhe përgjakur Kosovën, serbët janë ata që edhe sot nuk e lënë Kosovën të qetë dhe serbët bashkë me Rusinë janë ata që duhet me qenë bashkë këtu në këtë sallë. Ju nuk i keni dënu serbët. Ju nuk i keni dhënë përgjigje masakrës së Mejës, nuk i keni dhënë përgjigje 40 masakrave në Kosovë. Nuk i keni dhënë përgjigje 20 mijë femrave të dhunume. Thash për serbët jam këtu, mua duhet me më  thirrë vetëm për serbët. Unë nuk kam probleme me UÇK-në, nuk kam pasur probleme me UÇK-në”, tha Dedaj.

Dedaj tha se nuk ka ushtruar dhunë askush ndaj tij.

Sipas tij, që nga dita e vizitës në Qirez dhe ajo se çfarë kishte ndodhur me pjesëtarët e UÇK-së, ka jetuar duke e përshkruar gjendjen si “gjarpri nën guri”. Ai tha se kjo ka ndodhur për shkak të fyerjes, denigrimit që i kanë bërë opinioni për shkak të asaj se çfarë kishte ndodhur.

“Unë 25 vite që nga ajo datë kam jetu si gjarpri nën guri, i fyem, i poshtërum, i denigrum për shkak të opinionit se çfarë ka ndodhur atë ditë sepse e kanë ekzagjeru qarqet e ndryshme anti-UÇK të ndihmuara edhe nga shërbimet sekrete serbe se me çdo kusht… jam dëshmitar që me çdo kusht është mundu me e denigruar dhe me etiketu UÇK-në në mënyra të ndryshme. Jam fy nëpër media, kam humb krejt, gati vetëm një herë kam fitu deputet”, tha Dedaj.

Dedaj e përshkuan atë që sipas tij kishte ndodhur në shkollën në Baicë, ku ishin dërguar nga pjesëtarët e UÇK-së.

“Letërnjoftimet jo në klasë, por në holl të korridorit pastaj jemi vendosur në klasë. Në klasë kanë qenë jo karriga të nxënësve, por shtretër. Pastaj, mas disa minutash se nuk e kam matë atë minutazhën, më pastaj është futur një grup i djemve, me siguri djem të ri. Mendimi im si i kam perceptu ata kanë qenë pa simbole të UÇK-së, kanë qenë me maska, kanë qenë të maskuar dhe kanë hy në atë farë holli ku kemi qenë ulur ne, dhe aty ka fillu ajo përplasja verbale, shkëmbimi, debati, fymjet e ndryshme ndaj nesh e kumeditë çfarë informatash ata kanë pasur, kush jemi ne, çka jemi ne. Ajo ka zgjatë ndoshta një minutë, nuk mundem me spekulu as këtu”, tha Dedaj.

Ai tha se fjalosja ka ndodhur me një grup prej 4-6 të rinjve të cilët kanë qenë të keqinformuar dhe se asnjërit prej tyre nuk i ka parë shenja të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Aty jemi shty, jemi fjalosë, kemi bërë polemika sikur që mund të shtyhen në stadiume politike, në kuvende, kjo është, that’s it brenda një minuti”, tha Dedaj.

Atij, sërish iu vu në dukje deklarata që e kishte thënë pranë ZPS-së.

“Pyetja ishte kjo; Kush i bëri rrahjet? Dhe përgjigja ishte kjo; ishte një grup, ishin 4-5 veta. Na kanë rrahur të gjithë bashkë, rrahja është parë nga të gjithë anëtarë e delegacionit. Këtu është bërë fjalë për delegacionin tuaj dhe jo për serbët, apo jo?”, tha prokurorja.