Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë Veriore, Gjergj Dedaj thotë se ka hartuar një planë pesë pikësh për shtensionimin e situatës në veri.
Ai thotë se ky plan të cilin do t’ia paraqesë vendëve të QUINT-it dhe SHBA-së “do t’ia tregojë vendin Vuçiqit dhe Kurtit”
Dedaj për planin e ti ka treguar në emisionin “Ditari” ndonëse ka treguar vetëm njërën nga pesë pikat e këtij plani.
“E kam një plan timin pesë pikësh të cilin sot nuk do ta zbërthej e të cilin do t’i paraqesë ambasadorëve të QUINT-it dhe do t’ia paraqesë edhe institucioneve të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së që të ndërmarrin masa urgjente për me de-eskalu situatën dhe me ja tregu vendin edhe Vuçiqit edhe Kurtit”, ka thënë ai.
Dedaj ka shpalosur vetëm njërën pikë të këtij plani e cila thotë se nuk është më e rëndësishmja.
“Njëra prej kërkesave që nuk është më e rëndësishmja është që nëse BE vendos masa politike dhe ekonomike ndaj Kosovës, mos t’ia vendosin Kosovës por liderëve. Është e padrejtë me ndishku qytetarët e Kosovës. Të dënohen ata që janë përgjegjës”, ka thënë Dedaj.
Ish-diplomati ka thënë se nëse realizohet ky planë do të përmbyllte këtë problematik.
Ai ka thënë se asnjëherë Kosova nuk ka qenë më e rrezikuar edhe në aspektin e sigurisë dhe se do të duhet kohë e gjatë për ta kthyer besimin që është humbur të partnerët.