Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Dëgjuam krisma”- Plagosja me armë në Korçë, flet dëshmitari: Ata qëlluan, pam-pam bëri…

Një i moshuar në Korçë ka qenë dëshmitar i ngjarjes së rendë, ku mbetën të plagosur dy persona, njëri me armë zjarri dhe tjetri me sende të forta

“Nuk e di, por dëgjuam krisma. Ata shtinë, bëri pam pam…”, u shpreh i moshuari.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen nr.3 të qytetit.

I plagosur me armë zjarri mbeti shtetasi Igli Hoti.

Mësohet se personat e përfshirë në konflikt sipas burimeve nga policia kanë qenë në gjendje të dehur.

Njëri prej personave ka debatuar me palën tjetër teksa ishin duke dalë nga lokali dhe në gjendje të dehur kërkonte që ti hapnin rrugën.Kaq ka mjaftuar që të fillonin një konflikt i cili degradoi në përdorimin e armës dhe mjeteve të tjera të forta.

Nga ky konflikt mbetën të plagosur dy persona të cilët aktualisht janë duke marrë mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi i policise

U konfliktuan për motive të dobëta, ku si pasojë e konfliktit mbeti i plagosur me armë zjarri një 33-vjeçar dhe u dëmtua me mjete të forta një shtetas tjetër, Policia identifikon menjëherë autorët e dyshuar të ngjarjes dhe vijon punën për kapjen e tyre.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 3, Korçë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, midis disa personave, të nisur më herët në ambientet e një lokali dhe më pas jashtë ambienteve të tij, ka mbetur i plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi I. H., 33 vjeç dhe i dëmtuar me mjete të forta shtetasi A. Q., të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Traumës Tiranë.

Shërbimet e Policisë, kanë shoqëruar në ambientin e Komisariatit dhe po marrin në pyetje, persona të cilët kanë dijeni për ngjarjen.

Si rezultat i veprimeve të para hetimore u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.