Deputeti i LVV-së, Avni Dehari, në profilin e tij në ‘Facebook”, ka shpërndarë statusin e qytetarit Halil Selimi, i cili e kritikon shefin e Qeverisë për takimin e fundit në Bruksel. Dehari duket se nuk e ka lexuar saktësisht çka përfshin ky status, dhe pas raportimit të mediave, ai e ka fshirë atë.
Në statusin e tij, Selimi ka ironizuar me pretendimin e kryeministrit Kurti, i cili ka thënë se sa herë bëhet konstruktiv në dialog shkaktohet nervoz në dhomën e negociatave.
Ai ka thënë se Kurti nuk është dashur të shkon fare në këtë takim.
Selimi e ka porositur kryeministrin që të mendon pak edhe për Kosovën.
Në pjesën e fundit të statusit, ai i thotë Kurtit që të punojë e të mos “shet p****a të ftohta”.
“Vuqiçi mos ta njeh kurrë, s’na bëhet vonë! Pastaj, opozitarët e sotëm, ani se e kanë bërë shtetin, ata nuk janë shteti gjithmonë, kështuqë lufta me opozitën është punë sizifi, që po e vuan gjithë Kosova mbi kurriz, kur pushteti nuk bënë tjetër gjë! Edhe inferioriteti mos të mundon se shteti i Kosovës është bërë njëherë dhe nuk bëhet më! Luj vent kryeministër e mos na shitë pordhë të ftofta, siç thotë populli jonë, që aq shumë të do⁉”, ka shkruar Selimi.
Dehari duket se nuk e ka lexuar saktësisht çka përfshin ky status, dhe pas raportimit të mediave, ai e ka fshirë atë.
Postimi