Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dejan Miletiç: Nuk ka pritje të mëdha nga takimi i nivelit të lartë në Bruksel

Drejtori i Qendrës për studime globale, Dejan Miletiç ka deklaruar se “Nuk ka pritje të mëdha nga takimi i nivelit të lartë të liderëve me 14 shtator në Bruksel”, ku do takohen presidenti i Serbisë Vuçiq dhe kryeministri i institucioneve të Kosovës Kurti, shkruan “Tanjug” transmeton “Bota Sot”.

Miletiç ka theksuar se bazuar në situatën aktuale dhe pozicionimet që kanë biseduesit në tavolinën e bisedimeve, nuk ka shumë pritje për ndonjë zhvillim dhe marrëveshje, kur dihet se Prishtina nuk heq dorë nga hapat e njëanshëm me çla poshtëron edhe bashkësinë ndërkombëtare.

“Çfarë sistemi të vlerave ka Prishtina, ata nuk mbajnë fjalën dhe gënjejnë vazhdimisht. Prishtina po promovon agresion dhe terror ndaj popullit serb në Kosovë” tha Miletiç.

“Lidhur me situatën atje reagoi edhe sekretari i Aleancës së NATO-së Stolteneberg, por në terren nuk ka ndryshim dhe nuk ndodhë asgjë. Ata vazhdojnë të poshtërojnë bashkësinë ndërkombëtare, e cila merr pjesë në gjithë këtë situatë që ndodhë atje” tha Miletiç për Tanjug.

Ai konsideron se marrëveshja përfundimtare duhet të jetë ndërmjet Prishtinës edhe Beogradit dhe bashkësia ndërkombëtare aty nuk mund të ketë ndonjë rol të madh.