Zhvillimet e fundit në Kuvend kanë sjellë reagimin edhe të anëtares së VV-së, Dejona Mihali.
Mihali thotë se Vetëvendosje ka pasur në çdo legjislaturë Grupin parlamentar më të mirin në republikë, por kjo legjislaturë është e jashtëzakonshme.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! ka pasur në çdo legjislaturë Grupin parlamentar më të mirin në republikë.
Por në këtë legjislaturë, pavarësisht çfarë përpiqen të thonë gojët e liga e ka GRUPIN PARLAMENTAR më të jashtëzakonshëm që ka parë historia politike e Kosovës dhe e shqiptarëve në përgjithësi”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se dje në Kuvendin e Kosovës gjatë kohës kur kryeministri Kurti po mbante fjalim, deputetë të opozitës e ministra të Qeverisë u përfshinë në përleshje.
Tensionet vazhduan edhe pas rifillimit të seancës dy orë më vonë, teksa Kuvendi vazhdoi punimet deri në orët e vona kur situata u qetësua.