Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Deklarata bombë/ Edi Ramën e quajtën si Kryeminsitrin e Serbisë, ka injoruar Kurtin…

Tomor Alizoti ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin Top Talk në Top Channel ku foli dhe për çështjen e Kosovës.

Ai komentoi thirrjen e Parlamentit Europian që i bëri qeverisë serbe për të marrë përgjegjësitë dhe nëse provohet lidhja me atë që ka ndodhur në Banjskë do të ketë sanksione.

Alizoti tha se nuk i pëlqeu komentet e kryeministrit Edi Rama se veriu nuk është tokë e askujt.

“Serbët i njohin mirë shqiptarët e Kosovës. Nuk kemi ne guxim, as moralisht e etikisht të dalim para njerëzve që kanë humbur familjarët më të ngushtë. Ata kanë të drejtë, ne vimë pas tyre. Ne së pari jemi shqiptarë, pastaj jemi europianë. Se as ata nuk është se na duan kaq shumë.

Vjen kryeministri i Kosovës, nuk del as takosh, kjo është sjellje fëmije të mërzitur. Nëse shkon para Merkel dhe tallesh me kryeministrin e Kosovës, dhe të takohesh disa herë me Vucic e të injorosh Kurtin, prandaj dhe ai e shmang në Prishtinë.

Kam qenë dhe në Gjermani dhe një nga gazetarët gjermanë tha që një nga kryeministrat më të mirë që ka pasur këto vite Serbia, ka qenë Rama.

Kjo më le hije dyshime, se nuk dua të them që është tradhtar, por për një njeri si Rama janë momente brilante politike. Dhe të vijë puna që akordohesh me Vucicin dhe nuk akordohesh me kryeministrin e Kosvës, ky është problem i madh, » tha Alizoti.