Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku thotë se një tjetër listë me non grata nga Britania e Madhe ka mbërritur në vendin tonë, ku sipas tij në listë janë edhe anëtarë të grupit parlamentar të PS dhe ministra. Po këtë deklaratë e bëri pak ditë më parë edhe deputeti Dash Sula.
I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ nga gazetari Arbër Hitaj, deputeti Çollaku thotë se Rama duhet ta dalë dhe ta bëjë transparente këtë listë dhe të distancohet nga ata që janë shpallur non grata.
Ndërkohë, ai thotë se duhet t’i jepet fund debateve për Partinë Demokratike dhe t’i kërkohet llogari qeverisë për këtë listë me non grata.
“Lajmi para pak ditësh javësh se nga një alet strategjik janë sanksionuar mbi 13 deputetë përfshirë dhe anëtarë të kësaj qeverie askush nuk flet për këtë. A është e vërtetë? Rama ka përgjegjësi publike dhe shtetërore të bëj transparencë dhe të distancohet nga këto sanksione. Ka në grup parlamentar dhe anëtarë të qeverisë. Është detyrë e Ramës të bëjë transparent dhe të distancohet nga rastet non grata nga aleatët. Është një debat që duhet bërë dhe kryeministri duhet vënë në presion që t’i bëjë publike. Është e pakuptueshme pse një pjesë e opozitës hesht. E papranueshme që hesht”, tha Çollaku.