Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deklarata ‘bombë’: Shumë deputetë do të shpallen së shpejti non grata, ja kush janë

Ish-deputeti i PD dhe anëtari i kryesisë së PD, Azgan Haklaj i ftuar në një intervistë televizive tha se disa deputetë do të shpallen non grata nga Britania e Madhe.

Haklaj tha se partitë kanë tashmë listën me emra në duar, e cila përfshin deputetë majtas dhe djathtas.

“60 ish-drejtues të Policisë së Shtetit, janë pjesë e operacionit Metamorfoza. Janë prokurorë, deputetë, gjyqtarë, ministra që janë në rrjet, të cilët i kanë shërbyer bandave kriminale. Shumë emra do të shpallen së shpejti non grata. 10 deputetë majtas dhe më shumë se 2 djathtas që do të shpallen nga Britania non grata”, u shpreh Haklaj.