Pas deklaratës së bujshme të grimierit të njohur, Dario Doka vëllai i Meriton Mjekiqit, Rinori, ka reaguar në “Fun Club”.
Rinori ka deklaruar se do të padisë këdo që konsideron se ka shpifur kundrejt tyre, ndërsa tregoi se ka kontaktuar me avokatin dhe po bëjnë gati paditë në Prishtinë.
“Do ketë padi për secilin që shpif ndaj Meritonit. Do ngrihet padi. Kam folur me avokatin në Prishtinë”, tha Rinor Mjekiqi në “Fan Club”.
Pak kohë më parë Dario në një postim në InstaStory, akuzoi Meritonin se ky i fundit i kishte kërkuar të bënte marrëdhënie seksuale katërshe, por ai nuk kishte pranuar. Këtë deklaratë e pranoi edhe në një lidhje telefonike për “Fun Club”, javën e kaluar.