Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deklarata e fortë e Kreshnik Spahiut: Disa shqiptarë duan Palestinën më shumë se Kosovë-Çamëri

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në një intervistë për Euroneës Albania ndjeshmërinë e popullit të Kosovës për Palestinën edhe pse Palestina nuk e njeh Kosovën.

Sipas tij kjo ka dy arsye.

“Unë personalisht i përkas besimit mysliman, unë jam mysliman sepse konsideroj që Islami është një doktrinë perfektë, por jo të gjithë myslimanët janë perfekt, ashtu siç jo të gjithë ortodoksët apo katolikët janë perfektë. Perfekt është vetëm Krijuesi, ne qeniet njerëzore jemi të gjithë  të gabueshëm dhe unë mendoj që dy janë shkaqet në Shqipëri dhe Kosovë që Hamasi ka mbështetje. E para gjen terren në krahun fetar, pra një pjesë e myslimanëve radikalë e mbështesin Hamasin duke menduar se mbështesin luftën e shenjtë dhe kjo i përfaqëson ata në përplasjen e palestinezëve me Izraelin. Arsyeja e dytë se përse mbështesin Hamasin një pjesë në Shqipëri apo në Kosovë janë pothuajse të gjitha ato bërthama apo individë të cilët kanë një ndjenjë anti-amerikane. Anti-amerikanët kryesisht, në Shqipëri dhe në Kosovë, janë kundër Izraelit dhe janë jo vetëm pro Palestinës, sepse dhe unë vetë personalisht të them të drejtën jam pro krijimit të shtetit të Palestinës, por jam kundër Hamasit sepse Hamasi është realisht është duke u përdorur për të shkatërruar kauzën e Palestinës.

Myslimanë janë edhe në Preshevë, Çamëri, Tetovë, Ulqin. Të gjitha këto janë territore të zaptuara. Pse kanë këtë ndjeshmëri dhe shkruajnë statuse për çlirimin e Palestinës dhe për fitoren e Hamasit dhe janë të gatshëm të solidarizohen me konfliktin në Palestinë dhe nuk janë të gatshëm për çlirimin e Preshevës? Myslimanë janë dhe preshevarët, edhe çamët, edhe ulqinakët,” – u shpreh Spahiu.