Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deklarata e Macron në Tiranë, Behrami: BE po shantazhon Kosovën

 
   

Gazetari Artan Behrami ka komentuar deklaratën e presidentit francez Emmanuel Macron që nga Tirana kërcënoi Kosovën për heqje vizash.

Në një intervistë për Euronews Albania theksoi se BE i përdor vizat për t’i bërë shantazh Kosovës pasi kjo e fundit i ka plotësuar të gjitha standardet.

Sipas tij liberalizimi i vizave të Kosovës ka qenë gjithmonë proces politik për BE-në.

“Liberalizimi i vizave është si toka e premtuar, është një makth kolektiv dhe shoqëror  që BE tani e një dekadë i gënjen qytetarët e Kosovës se një proces i tillë është i ndërlidhur vetëm me plotësimin e standardeve që kanë të bëjnë me çështje të caktuara dhe teknike. Kosova i ka plotësuar standardet, por BE në mënyrë të padrejtë e ka përdor liberalizimin e vizave si një mjet shantazhues e politik për t’i bërë trysni elitave në Kosovë duke ndërlidhur me dialogun dhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi atë që kemi parë nga Franca. Mendoj se kjo përbën një dramë të re, por disi të pritur duke qenë se liberalizimin e vizave e kanë të lidhur me proces politik. BE i përdor vizat për t’i bërë shantazh Kosovës”-tha ai.