Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deklaratat për sulme në veri, Haradinaj: Kurti dëshiron të bëjë heroin e vonuar në dëm të sigurisë

 
   

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK) Ramush Haradinaj, ka komentuar deklarimet e fundit të Presidentes, Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti, se grupi që kreu sulmin e 24 shtatorit, po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës.

Haradinaj tha se e sheh rrezikun në veri, por se fajtor për këtë është Kurti për strategji të gabuar.Ai thotë se SHBA-ja ka ofruar plan të caktuar por se Kurti dëshiron të bëjë heroin e vonuar në dëm të sigurisë.

“E shoh rrezikun në veri, por rreziku vjen nga strategjia e Kurtit. Amerikanët i kanë ofru Kosovës, kryeministrit Kurti një plan të përbashkët si me i tejkalu këtë etapën e dialogut, pa u rreziku veriu – ju kujtohet ajo koha e targave, por Kurti ka gjetë një rrugë tjetër, po dëshiron ta bëjë heroin e vonuar në dëm të sigurisë.

Kurti, duke e pa gjendjen jo të mirë në ekonomi, e problem të tjera me korrupsionin, ai shpreson me incidente në veri, në nacionalizëm për me e rritë “ratingun”, u shpreh Haradinaj.