Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dekreti për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës pritet të publikohet sot

Gjatë ditës së sotme pritet të publikohet dekreti për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina.

“Dekreti për seancën konstituive pritet të publikohet sot gjatë ditës”, tha ai.

Ditë më parë, presidentja Osmani pati deklaruar se gjithçka do të zhvillohet brenda afateve kushtetuese.