Një i ri ka vdekur dje si pasojë e një aksidenti në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë. Sipas policisë lidhur me rasti është arrestuar një grua dhe e njëjta është dërguar në mbajtje. Ndërkaq, trupi i të riut është dërguar në IML për obduksion.