Deputeti Gazment Bardhi iu përgjigj ministres Elisa Spiropali, e cila tha se opozita godet SPAK-un kur heton ata dhe bën të kundërtën kur heton mazhorancën, me Bardhin që i thotë se këtë e bëjnë vetë ata.
Gazment Bardhi: “E kuptoj që nuk keni guxim as t’i përmendni emrin Olsi Ramës, por bëtë një gabim akoma më të rëndë sepse ju foli ndërgjegjja juaj dhe e quajtët trafikant siç do të duhet ta kishte shpallur Prokuroria, nëse do ti kishte vijuar hetimet.
Babai jot Elisa, i të gjitha drejtimeve, Edi Rama, kur goditet opozita nga SPAK del e bërtet fitore, ndërsa kur i cenohen oligarkët del me gishtin lart dhe i drejtohet SPAK që kush jeni ju që sekuestroni projektin mafioz të dy oligarkëve në portin e Limionit.
Ne nuk kemi asnjë hall, hall jeni ju. Ne nuk shëtisim çdo ditë siç shëtis gjysma e qeverisë tuaj, hyn njëri ktrej e tjetrii andej, çdo ditë ngelët në dyert e SPAK. Ora e drejtësisë, edhe pse nuk ka trokitur ende sepse ka trokitur deri tek dera e katit të dytë tek drejtorët, do të ngjitet tek ministrat e Kryeministri, tek kryetarët e bashkisë, tek ish-ministrit. Dhe sa për dëlir madhështie asnjë prej atyre që përmende s’ka dëlir madhështie, por vetëm babai jot. Tha më marrin liderat botërorë çdo ditë në telefon, jam shumë i zënë, sepse më kërkojnë mendim për të zgjidhur hallet e mëdha që ka bota e mi kanë lënë në kurriz. Ka vetëm 1 hall, për atë që i ka bërë për 11 vite Shqipërisë.
Për interesa korruptive të një ish-ministri të Ramës grisët dhe hodhën në kosh një vendim të Kushtetueses duke zeruar një nga institucionet e drejtësisë.