Blerta Deliu-Kodra ka paralajmëruar dinamizëm më të madh të opozitbërjes së PDK-së.
Deputetja Deliu deklaroi se aktualisht Kosova ndodhet në pozicion të keq politikë, duke përfshirë edhe prishjen e raporteve me aleatët.
“Opozita do të jetë më aktive. Opozita do ta dinamizoj agjendën e saj. PDK-ja do të jetë më aktive. Kosova është në pozicion të keq. Të gjithë opozita, qytetarët e shoqëria civile, sepse s’;është më cështje e partisë, por e të gjithëve.”, tha Deliu-Kodra.
Sasnksionet e SHBA-së dhe BE-së ndaj Kosovës, sipas saj do të vazhdojnë edhe më tej gjatë këtij viti.
“Kosova në 2023 do të gjendet para sanksioneve të aleatëve të saj. Janë sanksione që i vendosin Kosovës me u bë pjesë e ushtrimeve të ushtrisë amerikane psh. Masat e sanksionet do të jetë edhe më tej, ky lajm nuk është i mirë për Kosovën. Qeveria nuk duhet ta trajtoj me kokëfortësi.”, u shpreh ajo.