Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deliu-Kodra: Kurti i ka bërë dëm të pariparueshëm funksionimit të shtetit të Kosovës përmes pranimit të këtij drafti

 
   

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, thotë se diplomacia e Kosovës nuk e ka shfrtëzuar rastin në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Deliu-Kodra, në lidhje me takimin e fundit të kryeministrit Albin Kurti në Bruksel, me pranimin e draftit thotë se i ka bërë dëm vendit.

“Megjithatë  shteti i Kosovës, diplomacia e Kosovë,s bartësit e institucioneve e Kosovës nuk e kanë shfrytëzuar e as nuk kanë kapitalizuar sa duhet e si duhet këtë ngjarje në mënyrë që kjo pozicioni ndërkombëtar i Kosovës në dialog me Serbinë të fuqizohet dhe të faktorizohet”.

“Sa herë Serbia e sulmon Kosovën Kosova duhet me lëshu pe, na sulmoi me 24 shtator dhe 26 tetor e pranoi një draft të Asociacionit, mesazhi është i qartë. Kryeministri Kurti i ka bërë dëm të pariparueshëm funksionimit të shtetit të Kosovës përmes pranimit të këtij drafti, sepse njohja reciproke nuk është askund, nuk e përmend kryeministri, e përmend Asociacionin, statusin, vetëmenagjimin per serbët por jo njohjen de jure të Kosovës. Kjo ka ndodhur me këtë qeveri të Albin Kurti, nga njohja reciproke në qendër kemi pranim të autonomi të serbëve të Kosovës”.