Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deliu: Nagavci dhe Rizvanolli në fokusin e hetimeve

 
   

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka komentuar zhvillimet e sotme politike.

Deliu në një postim në Facebook, ka shkruar se sot është ngritur kallëzim penal ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministrja Rizvanolli paraqitet në Prokurorinë Speciale.

Dy lajmet e mëngjesit sot: Kallëzim penal ndaj Ministres Arbërie Nagavci dhe Ministrja Rizvanolli paraqitet në Prokurorinë Speciale.

Ndërkohë, dje, Ministri Hekuran Murati tha se qe 20 vjet është shkatërrua gjithçka. Sikur Serbia e ka ndreq Kosovën, na e kemi prishë, ndërsa Vetëvendosja po e ndërton përsëri. Okay, ka logjikë”, ka shkruar Deliu.