
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra pas përurimit të segmentit të parë të nënkalimit të ri në Ferziaj, i është drejtuar qeverisë për Urën e Badvocit.
E cila as tash e katër vjet s’po gjen epilog.
Deliu duke ironizuar propozoi që Qeveria e Kosovës t’ia bartë Komunës së Ferizajit atë urë rreth pesëdhjetë metërshe që të kryhet për katër javë.
“Nëse doni me ndreqë, qiteni edhe Urën e Badocit me komunën e Ferizajt. Për 4 javë, e jo 4 vjet, funksionale e keni”, ka shkruar ajo.