“Ja për çfarë janë pajtuar Kurti-Osmani në fillim të këtij viti”, ka shkruar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, teksa ka shpërndarë një artikull të “Fox News” ku citohet Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ku kjo e fundit thotë se në kuadër të Marrëveshjes Bazike të arritur në shkurt dhe mars, “Kosova duhet t’u jep autonomi serbëve etnik të saj në veri të vendit ku janë shumicë”.
Hoti, duke cituar top-zyrtaren e lartë evropiane, i është drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që po qe se kjo nuk është ë vërtetë, atëherë “të dalin e ta demantojnë”.
Reagimi i Hotit:
Ja për çfarë janë pajtuar Kurti-Osmani në fillim të këtij viti.
Nëse nuk është e vërtetë kjo që ka thënë znj. Ursula von der Leyen, Kryeministri dhe Presidentja duhet ta demantojnë menjëherë.
Është obligim i juaj, dilni dhe sqaroni qytetarët.
Bashkangjitur gjeni lajmin e plotë nga Fox News,