Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Demenca, objekti në shtëpi që zbulon çrregullimin dhe shqetëson pacientët

Rregullimi i dhomave në shtëpi mund të ketë një ndikim serioz te njerëzit me demencë. Në faqen zyrtare të Sistemit Shëndetësor Britanik, publikoi një shkrim ku shpjegohet se si objektet mund të ‘luajnë’ me kujtesën e zbehur, konfuzionin dhe vështirësinë në të mësuar dhe përshtatur që karakterizon njerëzit me këtë çrregullim.

 

Megjithëse nuk rekomandohen ndryshime të mëdha në shtëpi gjatë natës, ka gjëra të thjeshta që mund të bëni që do ta ndihmojnë dikë me demencë të ruajë pavarësinë e tij në shtëpi, ” vëren ai.

 

NHS thekson se pasqyrat dhe sipërfaqet e tjera reflektuese mund të shkaktojnë konfuzion për njerëzit me këtë problem, duke rekomanduar që ato të mbulohen. Po ashtu, kërkohet të hiqen edhe perdet kur kushtet e ndriçimit lejojnë reflektimin në xham. Arsyeja pse ndodh kjo është paaftësia e personave me demencë për të kuptuar se po shohin reflektimin e tyre, si pasojë ndihen të kërcënuar nga “i huaji” i cili u shfaq papritur pranë tyre, reagojnë keq dhe nuk mund të qetësohen. Frika nga pasqyrat, thonë ekspertët, mund të jetë një nga arsyet që disa të moshuar me demencë refuzojnë të bëjnë dush./vizionplus.tv/