Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Dëmet që shkakton përdorimi i freskueses për shëndetin

Freskuesja është një pajisje shpëtimtare për ata që nuk kanë mundësi të përballojnë një kondicioner.

Kjo pajisje supozohet të na sjellë freskinë e nevojshme për të duruar vapën përvëluese të këtyre ditëve.

Megjithatë, ekspertët thonë se freskueset mund të rrisin rrezikun e drobitjes nga vapa.

Nëse temperatura e jashtme rritet mbi 35 gradë, freskuesja nxit rritjen e temperaturës së trupit, thonë studiuesit.

Sipas tyre, freskuesja në të vërtetë fryn ajrin që është më i ngrohtë se trupi.

Ata e krahasojnë freskuesen me ventilatorin e sobës që përshpejton pjekjen e një ushqimi të caktuar.

Freskuesja Elektrike Më e Rrezikshme Në Mot Të Nxehtë e Të Thatë
Një studim tjetër të cilit i referohet AgroWeb.org thotë se freskuesja është veçanërisht e rrezikshme për shëndetin në klimë të nxehtë dhe të thatë.

Megjithatë, përdorimi i saj ndihmon në uljen e temperaturës bazë të trupit dhe mbron zemrën kur klima është e nxehtë por e lagësht.

Njerëzimi Do Të Preket Nga Goditje Të Nxehta Të Klimës
Valët e nxehtësisë, thonë ekspertët, do të jenë më të shpeshta dhe më të ashpra si pasojë e ngrohjes globale.

Vetëm në vitin 2003, u regjistruan mbi 30,000 viktima si pasojë e të nxehtit, ndërsa në vitin 2010, vetëm në Moskë u regjistruan mbi 11,000 viktima.

Shumë studime mbi përdorimin e freskueses dhe ndikimit të saj në shëndet sugjerojnë se kjo pajisje rrit rrezikun e vdekjes gjatë motit përvëlues.

Kjo për vetë faktin se freskuesja nuk të freskon.

Ajo thjesht qarkullon ajrin i cili është i të njëjtës temperaturë si ajo e ambientit.

Freskuesja përshpejton avullimin e djersës që do të thotë se shkakton humbjen e madhe të lëngjeve nga trupi.

Nëse njeriu djersin shumë dhe nuk zëvendëson lëngjet e humbura, do të dehidratohet më shpejt.

Kësisoj ai do të jetë më i drobitur nga vapa dhe problemet që shkakton ajo tek organet./AgroWeb.org