Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dëmtohet edhe ambasada e Shqipërisë në Kiev nga sulmet ruse

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka bërë të ditur se një seri sulmesh ajrore të Federatës Ruse kanë tronditur Kievin të premten në mëngjes, duke shkaktuar dëme të shumta në disa zona në kryeqytetin e Ukrainës.

Ndërkohë, në njoftim është thënë se si pasojë e këtyre sulmeve, u dëmtuan pjesërisht fasada e jashtme dhe disa hapësira brenda godinës së ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kiev dhe ambasadave të pesë vendeve të tjera, duke vënë në rrezik jetën e personelit diplomatik.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Ndërkaq, nga këto sulme raportohet vetëm sulmet.

“Ky akt i pakuptimtë është një sulm ndaj themeleve të vetë diplomacisë ndërkombëtare. Mbrojtja e personelit diplomatik dhe paprekshmëria e misioneve janë parime të panegociueshme që duhet të respektohen dhe të zbatohen plotësisht”, thuhet në njoftim.

Dëmtohet ambasada e Maqedonisë së Veriut nga sulmet ruse në Kiev

Tags: