Përkeqësimi i motit ka shkaktuar problematika në disa zona të vendit.
Gazetarja Daniela Zisi raporton se si pasojë e reshjeve është dëmtuar ura e fshatit Panarit në njësinë administrative Vithkuq të Bashkisë së Korçës.
Siç duket nga pamjet mbi urë kanë rënë gurë dhe është bërë e pakalueshme. Deri më tani nuk raportohen problematika të tjera në Bashkinë e Korçës./tvklan.al