Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dënohet me 8 vjet burgim, Çaslav Joliqin për krime lufte në Istog

 
   

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 8 vjet burgim Çaslav Joliqin, i akuzuar për krime lufte në Istog.

Aktgjykimi ndaj Joliqit u shpall të hënën nga gjykatësi Musa Konxheli.

Palët e dëmtuara, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike, udhëzohen në kontest të rregullt juridik.

Ndaj këtij aktgjykimi, ankesa është e lejuar në afat prej 30 ditësh, pasi aktgjykimi të pranohet me shkrim.

Të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi. Po ashtu, në dënimin me burgim, Joliqit do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 18 nëntor 2022, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Caslav Joliq, me arsyetimin se gjatë kohës së luftës në Kosovës në bashkëkryerje me persona të tjerë, duke i shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, ka aplikuar masat e torturimit dhe shkaktimit të vuajtjeve të mëdha apo cenimit të integritetit trupor ose shëndetit kundër popullsisë civile, që nuk kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në konflikt për shkaqe që lidhen me luftën.