Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dënohet me burg çifti shqiptar në Britani! U kapën me kokainë! Burri: Borxhlinjtë më kërcënuan familjen

Një çift shqiptar (burrë e grua) është dënuar së fundmi me burg nga drejtësia britanike pasi u kapën me një makinë të vjedhur, kokainë dhe karta identiteti false.

Bruno Banaj, 31 vjeç, u deklarua fajtor për akuzat e posedimit të kokainës me qëllim shitjen, vjedhje dhe drejtimi i një automjeti pa patentë.

Edhe bashkëshortja e tij, Deliona Banaj, 23 vjeçe, u deklarua fajtore pasi u akuzua për posedim dokumentesh false identiteti dhe marrjen e një automjeti pa pëlqimin e pronarit.

Sipas mediave të huaja, Çifti u dënua në Ipsëich më 15 mars.

Dyshja ishin kapur më 2 janar, kur Hyundai që vodhën hapi kamerën AMPR dhe lajmëroi policinë.

Deliona Banaj, e cila u burgos për tetë muaj, kishte një letërnjoftim sllven të falsifikuar dhe iu gjetën qese me kokainë në xhepin e xhaketës.

Burri i saj pranoi se kokaina ishte e tij dhe se do ta shiste në pjesë të Essex.

31-vjeçari kishte ardhur në Britaninë e Madhe pasi kishte grumbulluar shumë borxhe për të shlyer në Shqipëri.

Pasi jetoi në Londër për një kohë ai nuk ishte në gjendje të gjente një punë dhe të paguante borxhet por tha se personi që i pagoi rrugën kërcënoi familjen e tij.

31-vjeçarit iu ofrua alternativa e shitjes së kokainës në Essex dhe iu dha një makinë.

Me të dëgjuar këtë, gruaja e tij Deliona vendosi të vinte në Britaninë e Madhe, por në raportin e saj të paradënimit ajo pranoi se kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar me një licencë të rreme nga Sllovenia.

Bruno u dënua me 27 muaj burg.

Sipas rregullave të Home Office, çdo dënim me burg mbi 12 muaj, për një shtetas jo britanik, do të thotë se i pandehuri do të dëbohet automatikisht.