Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Denoncoi Saimir Kodrën për ngacmim seksual, Einxhel i del në mbrojtje Eglës: Të lumtë pushka!

Një deklaratë e aktores Egla Ceno gjatë qëndrimit në Big Brother VIP se i kanë kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune, 25 vite më parë ka shkaktuar reagime dhe debate.

Ajo përmendi emrin e moderatorit Saimir Kodra që në atë kohë punonte në Top Albania Radio.

Pas kësaj deklarate, Kodra paralajmëroi një padi në gjykatë për shpifje duke akuzuar për skenarë. Kjo deklaratë iu bë e ditur aktores gjatë mbrëmjes së të martës.

Menjëherë ka ardhur një reagim prej një ish-banoreje të ‘BBV1’, Einxhel Shkira, e cila i del në mbrojtje Eglës: ‘Sot i them të lumtë pushka!’- është shprehur ndër të tjera Einxhel.