Në një kumtesë për medie nga Departamenti amerikan i shtetit, konfirmohet ardhja e sekretarit amerikan Antony Blinken në Bruksel, ndërkohë që pritet të marr pjesë edhe në Samitin e OSBE-së në Shkup.
Në njoftimin e DSh thuhet se sekretari amerikan i ShBA-ve Blinken do të udhëtojë në Evropë përkatësisht në Bruksel me 27 nëntor në takimin e shefave të diplomacive evropiane të vendeve të Aleancës së NATO-së, ku pritet të i shprehet mbështetje e pa rezervë stabilitetit në Ballkanin perëndimor.
“Blinken do qëndroj në Bruksel nga 27 deri 29 nëntor, ku do potencoj mbështetjen dhe përkushtimin e ShBA-ve për demokraci dhe stabilitetin rajonal në Ballkan” thuhet në kumtesën e DSh.
Me 27 nëntor në Bruksel do të mbahet takimi i parë ministror i Këshillit të NATO-së dhe Ukrainës.
“Sekretari amerikan Blinken do t[ nënvizoj përkushtimin e fuqishëm të Aleancës ndaj Ukrainës në luftën kundër agresionit rus, ndërkohë që ai do bisedojë me zyrtarë të vendeve të NATO-së rreth prioriteteve të Samitit të Uashingtonit që do mbahet në korrik të vitit 2024 “, thuhet në kumtesë.