Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deputetët e AAK-së fillojnë vizitat nëpër komunat e Kosovës, e nisin me Klinën

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka nisur sot vizitat nëpër Komunat e Kosovës për të bashkëbiseduar për temat e rëndësishme në nivel nacional dhe në atë lokal.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate në faqen zyrtare të GP të AAK-së.

“Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sot, nisi vizitat në Komunat e Kosovës, duke filluar nga Klina. Qëllimi i këtyre vizitave është diskutimi i çështjeve që ndërlidhen me zhvillimet politike në vend, zhvillimin ekonomik lokal, agjendën e projekteve kapitale, mbi të gjitha me buxhetimin për vitin e ardhshëm”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sot, nisi vizitat në Komunat e Kosovës, duke filluar nga Klina.
Qëllimi i këtyre vizitave është diskutimi i çështjeve që ndërlidhen me zhvillimet politike në vend, zhvillimin ekonomik lokal, agjendën e projekteve kapitale, mbi të gjitha me buxhetimin për vitin e ardhshëm.
Në këtë vizitë, në tri takime ndaras, fillimisht me lidershipin dhe kryesinë e degës së Klinës dhe kryetarin e saj, Zenun Elezaj, u diskutua edhe organizimi politik i Aleancës, dhe fakti që ky subjekt politik tanimë e ka rritjen më të madhe në historinë e vet politike.
Po ashtu, u diskutuan hapat që duhen marrë për shtrirjen më të madhe të kësaj partie dhe politikave të saj.
Gjithashtu, vizituam fabrikën “Gllareva” për t’u informuar më shumë për sfidat, problemet dhe mundësitë që sektori privat i krijon në Kosovë.
Vizitën e përmbyllëm me një takim te të rinjtë, me të cilët diskutuam çështjet që i preokupojnë, duke marrë sugjerimet dhe kritikat e tyre që duhet t’i adresojmë më Kuvendin e Kosovës.
Aleanca është duke u rritur, për të marrë përgjegjësitë dhe për t’i dalë zot vendit.