Opozita parlamentare në Shqipëri ka bllokuar sot foltoren e Parlamentit, në nisje të sesionit të ri parlamentar.
Ata i kanë rënë bilbilave dhe kanë mbajtur në duar pankarta me shkrime, në të cilat pretendojnë se po u shkelen të drejtat parlamentare.
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të ulen në vendet e tyre, në mënyrë që fjalën ta marrë Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, fjala e të cilit ishte paralajmëruar më herët.
Begaj nuk arriti dot të mbante fjalën e tij në Parlament, pasi deputetët e opozitës nuk e liruan foltoren.
“Ndjesë Presidentit të Republikës që po i pamundësohet fjala e tij nga deputetët e opozitës”, tha Nikolla.
Kujtojmë se prej disa javësh opozita parlamentare ka bllokuar punimet normale të parlamentit. Me përmbysjen e karrigeve dhe me flakadanë./euronews