Deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën në hyrje të Kuvendit.
Garda kërkon kontroll fizik të demokratëve, ndërsa deputetët nuk pranojnë me argumentin se ky kontroll është në shkelje të rregullores së Kuvendit.
Ndërsa dhjetëra gardistë kanë rrethuar sallën ku pritet të nisë seanca plenare, deputetët e opozitës kanë grumbulluar sërish karriget.
Seancat e Kuvendit të Shqipërisë ka disa javë që po përcillen me tensione/TCH/