Deputetët e Partisë Demokratike i kanë vënë zjarrin karrigeve jashtë Kuvendit të Shqipërisë.
Flakët për një moment dolën jashtë kontrollit duke kërcënuar hyrjen e parlamentit.
Ishte garda ajo që fiku flakët, ndërsa deputetët iu drejtuan sërish seancës plenare ku bllokuan foltoren.
Në mes të kësaj situate, socialisti Niko Peleshi kërkoi shtyrjen e seancës, e cila u aprovua nga kryetarja e Kuvendit.