Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deputetët e përjashtuar tentojnë të hyjnë me forcë në Kuvendin e Shqipërisë

Deputetët e përjashtuar të opozitës në Shqipëri po përpiqen të hyjnë me forcë në sallën e Kuvendit, ku sot mbahet seanca e radhës plenare.

Ish-kryeministri Sali Berisha, Gazment Bardhi dhe deputetët e tjerë janë përplasur me Gardën, që po qëndron në hyrje të godinës së Kuvendit.

Ndërkohë, mes përplasjeve, demokratët kanë penguar kolegët e tyre socialist për të hyrë në sallë. Kështu ndodhi me Olta Xhaçkën, të cilën Gazment Bardhi nuk e lejoi të hyjë. Shumë shpejt do të japësh përgjigje në SPAK, iu drejtua Bardhi Xhaçkës, ndërsa socialistja e quajti burracak.

Për kaosin e krijuar javën e kaluar në Kuvend, kur në sallë u hodhën flakadanë dhe kaspsolla, u ndëshkuan me 10 ditë mos pjesëmarrje në Kuvend, shtatë deputetë të opozitës.

Ata janë Ervin Salianji. Lefter Gështenja, Xhelal Mziu, Asllan Dogjani, Isuf Çela, Luan Baçi dhe Bledion Nallbati.

Këtë të enjte në parlament, ishte planifikuar debati dhe më pas votimi i marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për emigrantët.

Por, një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin e marrëveshjes, duke vlerësuar të ligjshme kërkesën e 30 deputetëve të opozitës, të drejtuar nga Gazment Bardhi./tch