![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/deputetet-e-vv-se-duartrokasin-fjalimin-e-kurtit-per-policine-e-kosoves_6479bb0d9982d.jpeg?resize=850%2C453&ssl=1)
Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e sotme në Kuvend ku po flitet për situatën në veri, foli për punën që po bën atje Policia e Kosovës.
Ai u shpreh se policia ka nevojë për mbështetje dhe e kërkoi një gjë të tillë edhe para deputetëve.
“Policia jonë ka nevojë për mbështetje, jepjani këtë mbështetje”, u shpreh Kurti.
E ky fjalim është përcjellë me duartrokitje të gjatë nga ana e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.