Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në tri seanca plenare.
Në seancën e parë, e cila pritet të fillojë në orën 10:00, do të shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 14 shtator.
Ndërkohë seanca e dytë do të fillojë në orën 13:00, ku në rend dite është Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin me rezervat shtetërore, si dhe keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore, nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror.
Ndërsa në seancën e tretë që pritet të nis në orën 14:00 janë në rend dite gjithsej 23 pika, përfshirë edhe votimin në parim të Projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.