Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deputeti demokrat me çadër plazhi në Kuvend, ironizon Olta Xhaçkën: Ndarja e shqiptarëve në të malit dhe fushës, gjuhë urrejtje!

Deputeti demokrat, Agron Dogjani ka shkuar me çadër plazhi në Kuvend për të ironizuar ish-ministren Olta Xhaçka, lidhur me akuzat për statusin investitor strategjik të burrit të saj, u shpreh se “plazhin e duam që mos të na vijë dikush nga mali të na vër çadrën aty”.

“Ndarja e shqiptarëve në të malit, fushës apo kodrave, nuk është etike për një deputete. Jemi shqiptarë dhe nuk duhet të përdorim gjuhë diskriminuese, jo vetëm është e ndaluar, por edhe vepër penale. Kjo gjuhë urrejtje duke i ndarë në të fushës dhe të malit, është e dënueshme nga Kodi Penal dhe Kushtetuata. Jemi njëlloj shqiptar. Kam marrë këtë çadër. Nuk më lanë që ta fusja brenda në Kuvend. Male ka edhe në Tepelenë e Vlorë, jo vetëm në veri. Shqipëria mal është”, u shpreh ai.