Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deputeti gjerman: Serbia po i tregon BE-së gishtin e mesit

 
   

Deputeti gjerman, Reinhard Butikofer, ka komentuar vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Kinë, në kohën kur në Tiranë u mbajt Samiti i Procesit të Berlinit.

Përmes një postimi në platformën X [ish-Twitter], Butikofer ka thënë se me veprime të tilla, Serbia po ia tregon gishtin e mesit Bashkimit Evropian.

“Serbia po i tregon BE-së gishtin e mesit: Vuçiq preferon të shkojë në Pekin; kryeministrja serbe refuzon t’i bashkohet fotos familjare, sepse refuzon të respektojë flamurin e Kosovës; dhe, natyrisht, ata nuk duan të nënshkruajnë një marrëveshje, të cilës nuk kanë ndërmend t’i përmbahen. Gjeni gabimin”, shkroi Butikofer.