Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili është anëtar në Komisionin për Shëndetësi, Shemsedin Dreshaj, nuk pret nga Qeveria ta realizoj premtimin për Sigurimet Shëndetësore.
Dreshaj thotë se pushteti aktual është në fund të mandatit dhe nuk ka kohë për këtë Ligj.
“Partia në pushtet ka ardhë me premtim të këtij ligji.
Ky Ligj nuk mund të realizohet se nuk ka afate kohore, mund të realizohet vetëm duke lënë barrë buxhetore për qeverisjen e ardhshme”, theksoi Dreshaj.