Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deputeti i LVV flet për zhvillimet e fundit në vend, përmend të arriturat e Qeverisë Kurti!

 
   

Zhvillime të mëdha e kanë përcjellur vendin tonë këto ditë.

Duke filluar nga debatet e njëpasnjëshme të pozitës dhe opozitës, gjithashtu edhe dialogu Kosovë – Serbi mbetët temë e ndjeshme për dy palët.

E në lidhje me situatat e fundit në vend, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur deputeti Agon Batusha.

Ai thotë se situata në vendin tonë ka qenë një vit dinamik mirëpo që Qeveria ka arritur të sjellë suksese dhe se synimi i Qeverisë Kurti është të mbajë mandatin deri në fund.

Qeveria e Republikës ka hyrë në vitin e fundit të qeverisjes dhe natyrisht që është vit i dinamikave të brendshme politike. Përparimi i Kosovës në rrugën euro-atlantike sa vjenë dhe bëhet më i qartë. Pas liberalizimit të vizave, avancinit të statusit të delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, pritet t’i shtohet edhe antarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës si një institucion pan evropian me rëndësi të madhe për demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Në njërën anë kemi sukseset e qeverisë dhe në anën tjetër akuzat absurde e të pabaza të opozitës, të cilët kërkojnë zgjedhje, por kur ju ofrohet mundësia gjejnë mënyra për t’i ikur ballafaqimit elektoral.

Ne synojmë të qojmë mandatin deri më fund, të mbajmë shumicën dërrmuese të premtimeve dhe natyrshëm që është koha edhe për subjektin tonë të bëjmë bilancin e punës sonë”, u shpreh ai.

Ndër të tjera ai shton që lufta ndaj krimit dhe korrupsionit do të vazhdojë në muajt në vijim, e poashtu retorika kërcënuese e Beogradit dhe aleatëve të saj pritet të shtohet.

Zhvillime të rëndësishme kanë qenë në pjesën veriore të Republikës, ku shtrirja e rendit dhe ligjit është bërë pavarësisht sfidave. Pas 25 viteve, në atë pjesë të territorit tonë ka kushtetueshmëri dhe ka liri për qytetarët e Republikës. Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit do të vazhdojë në muajt në vijim, e poashtu retorika kërcënuese e Beogradit dhe aleatëve të saj pritet të shtohet.

Kosova është kthyer në binarët e duhur të zhvillimit. Tani është koha që gjërat të fillojmë të lëvizin në drejtimin e zhvillimit të gjithmbarshëm shoqërorë”, përfundoi Batusha për “Bota sot”.