Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deputeti i Vetëvendosjes largohet nga politika

 
   

Një tjetër deputet ka braktisur Lëvizjen Vetëvendosje. Fitim Uka, ka njoftuar se mbrëmë ka pasur seancën e tij të fundit në Kuvendin e Kosovës, duke shënuar edhe fundin e rrugëtimit të tij politik.

Uka përmes një shkrimi në “Facebook” shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen që ka marrë gjatë karrierës së tij dhe falënderoi të gjithë ata që e kanë përkrahur gjatë këtij rrugëtimi të vështirë dhe të pasigurt.

Në reagimin e tij, ai kërkoi gjithashtu ndjesë për çdo rast kur nuk ka arritur të përfaqësojë denjësisht qytetarët dhe mbështetësit e tij.

Ai u shpreh se është duke u larguar nga politika dhe do të përqendrohet në pasionin e tij për psikologjinë dhe mësimdhënien.

“Po ua lë juve vlerësimet dhe disa të tjerëve (para)gjykimet, ndërsa mua më duhet kohë për të reflektuar mbi këtë përvojë dhe mësimet e nxjerra,” shkroi Uka.

Në fund ai ka shkruar “P.S. Përgjigjet më të mira i marrin pyetjet që nuk shtrohen!“.