Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deputeti i Vetëvendosjes: Nuk bëjmë kurrë koalicion me PDK-në, pikë

 
   

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj është shprehur shumë i bindur se kjo parti nuk do të bëjë kurrë koalicion me PDK-në.

“Ne nuk bëjmë kolaicion me PDK-në dhe pikë. Edhe njëherë po e përsëris Levizja Vetëvendeosje nuk bën koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, as para e as kurrëfar koalicioni. Pikë. Kryeministri Kurti i ka thirrë të gjithë krerët e opozitës, aty është përgjigj PDK. Unë jam pjesë e disa legjislaturave dhe kam parë që më së shumti që është thirru për seanca të jashtëzakonshme, unterpelanca është Kurti.”, tha Rexhaj.

Ai tha se opozita ka pasur kërkesë të vazhdueshme për të shkuar në zgjedhje.

Rexhaj tha se Kurti është treguar gjenroz për këkesat e opozitës.

Deputeti i VV-së tha se opozita është thirrur në darkë për të biseduar për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare prej të cilave Kosova fiton 300 milionë euro.

Rexhaj tha se tashmë nuk ka arsye legjitime për të kërkuar dorëheqje të Kurtit, shpërndarje të Kuvendit.

“Opozita më nuk e ka legjitimitetin moral për ta kritiukuar Kurtin për cfarëdo sfere. Nuk po them se kemi qenë në të gjitah sferat të bardhë e të mirë se sigurisht kur e ke qeverinë edhe mund të gabosh diku.”, u shpreh ai.

Rexhaj tha se opozita nuk është e gatshme për zgjedhje.

Rexhaj tha se Kurti është një kryeministër i jashtëzakonshëm. që sipas tij kurrë nuk e ka pasur Kosova.

“Sepse këta e kanë ëprballë një kryeministër i cili është i jashtëzakonshëm, edhe në përdorimin e praktikave qeveritare, po ashtu edhe mendimin e koncepteve politike. Unë mendoj që tash ka kryeministër Kosova, më herët ka pasur në kuptimin e asaj që e kanë ushtruar do funksione por kryeministër të vërtetë tash ka, i cili din me thanë edhe jo.”, tha Rexhaj.