Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deputeti i VV-së: Asociacionin sipas Kushtetueses nuk e kemi problem ta bëjmë

Asociacionin e Komunave me shumicë serbe siç e para sheh Gjykata Kushtetuese mund ta bëjnë pa problem ka thënë deputeti i VV-së, Alban Bajrami.

E një Asociacionin me kompetenca ekzekutive është i vdekur ka potencuar ai, duke theksuar se edhe po të mos ndodhte sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, të dielën e 24 shtatorit, një Asociacion i tillë nuk do të implementohej kurrë.

Asociacioni me kompetenca ekzekutive është i vdekur. Për shkak se kështu e ka thënë kushtetute e RKS-së dhe Gjykata Kushtetuese. Mund të them që Asociacioni për të cilin e para sheh Gjykata Kushtetuese nuk e kemi problem ta bëjmë, por, Asociacion me kompetenca ekzekutive nuk mund të ketë edhe sikur të mos kishte ekzistuar kjo ngjarje (sulmi i Bansjkës) për shkak se shtetësia e Kosovës, është më e rëndësishme se mandati politikë, Qeverisë, Kuvendi e deputet që mund të jenë aty.

D.m.th. siç e kishte thënë Kurti për Kosovën nuk mund as dëshmorët e vdekur me e marr edhe me shitë, e lerë më në që jemi gjallë. Prandaj është e rëndësishme që ne të fillojmë të kultivojmë mendësinë se pavarësisht kërkesave dhe kushteve ato të cilat janë të padrejta për ne të drejtës universale ndërkombëtare janë të pakapshme ne nuk kemi arsye ti aplikojmë. Duhet të fillojmë t’i trajtojmë me prioritet çështjet tona, pastaj ato që na kërkohen në raport me të tjerët”, ka thënë Bajrami në “FIVE” të RTV Dukagjinit.

E “i vdekur” Asociacioni është edhe për kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla, por pas ngjarjeve të së dielës.

““Të them të drejtën pas të dielës çdo bisedë për Asociacionin më duket e tepërt se pas te dielës nuk kanë kuptim. Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët. Të koordinojmë punën e komunave në veri të Kosovës është dallim tjetër. Janë katër parime të mos shkelë sovranitetin, Kushtetutën, të mos dëmtojë dhe të jenë koordinues”, ka thënë të enjten mbrëma Gërvalla në “TopChanel”.

E presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar që drafti për Asociacionin të përgatitet në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas saj, ky draft duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, me letrën e Mogherinit, dhe në përputhje me qëndrimin amerikan që Asociacioni të mos ketë kompetenca ekzekutive.

Mendoj që zgjidhja është të ulemi me ShBA-në të përgatisim draftin tonë, të Kosovës. Fillimisht me ShBA, mendoj kështu është zgjidhja, të ulemi me partnerët tanë në ShBA, të prezantojmë para sekretarit të shtetit amerikan, draftin tonë, i cili është në përputhje me Kushtetutën, me vendimin e Kushtetueses, me letrën e Mogherinit, dhe në përputhje me qëndrimin e shkruar amerikan, nga Chollet dhe Escobar, që sqarojnë se një trup e tillë duhet të jetë koordinuese, pa kompetenca ekzekutive, si e tillë nuk do ta rrezikonte funksionalitetin e brendshëm”, ka thënë ajo në RTK.