Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deputeti i VV-së: Çdo Asociacion duhet të jetë sipas ligjeve të Kosovës

 
   

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti një ditë pas ardhjes nga Brukseli në një konferencë për media të vetmin detaj që e ka zbuluar ka qenë për draftin e statutit të Asociacionit i cili ka thënë se i njëjti do t’i nënshtrohet shqyrtimit në Gjykatën Kushtetuese.

Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani ka thënë që Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Ai thekson faktin që Asociacioni duhet të bëhet sipas ligjeve të shtetit.

“Çdo Asociacion duhet me qenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ashtu siç është Asociacioni i Komunave të Kosovës, asociacione të tjera të cilat kanë çështje konkrete duhet të jenë në kuadër të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës”, deklaroi ai.