Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deputeti i VV-së: Disa deputetë e kanë ndryshuar qëndrimin nga pro në kundër për Kodin Civil

 
   

Përveçse nuk po sigurohen votat për këtë projektligj, ka disa deputetë që kanë ndryshuar qëndrimin nga pro në kundër.

Kështu të paktën po deklaron deputeti i “Lëvizjes Vetëvendosje”, Gramos Agusholli.

Deputeti Agusholli nuk ka pritshmëri që në këtë legjislaturë të vijë ky projektligj.

“Nuk ekzistojnë numrat për të kaluar, dhe nuk vjen në këtë legjislaturë. Qëndrimi im nuk ndryshon, jam kundër. Disa deputetë kur e kanë parë reagimin e elektoratit janë duke menduar të ndryshojnë nga pro në kundër”.