Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deputeti i VV-së: S`pritet asgjë nga dialogu, pa u treguar qëndrimi i qartë i BE-së karshi agresionit në veri

 
   

Deputeti i VV-së, Agon Batusha tha se pa u treguar e prerë BE ndaj Serbisë s`pritet asgjë nga dialogu.

“Pa pasur qëndrim dhe veprim të qartë të BE-se ndaj agresionit serb, mbi gjitha ndaj shtetit që sponzorizon terrorizmin dhe rrezikon strukturën e sigurisë në Ballkan, nuk shoh arsye apo hapësirë që të mund të arrihet ndonjë gjë”, potencoi Batusha.

Deri të arrihet kjo, sipas tij, çdo përpjekje është e kot.

“Fundja, nuk kanë kuptim tentativat diplomatike, kur nuk adresohet qartë fajtori. Duhet të kthehen barazia dhe korrektësia në dialog”, u shpreh Batusha.