Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka bërë një status në të cilin ka sulmuar partinë opozitare PDK pas vendimit të saj që ta dërgonte në Kushtetuese vendimin e kryekuvendarit që seancën e javës së kaluar të Kuvendit ta vazhdonte.
Rrustemi ka pretenduar që PDK-ja “qartazi” është “pozicionu kundër popullit të Kosovës.”
“Këta po duan t’i hakmerren popullit për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit,” – është shprehur ai.
Ndërkohë, dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të vendimit për vazhdimin e seancës ku kishte pasur edhe përplasje fizike e ka quajtur “të paimagjinueshëm”.
Gjuha e urrejtjes dhe mosdurimit vazhdon të jetë mjaft e shprehur mes figurave politike.
Statusi i plotë:
PDK qartazi janë pozicionu kundër popullit të Kosovës. Këta po duan t’i hakmerren popullit për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit. E paimagjinueshme të shohësh që kjo parti e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese vendimin e Kryetarit të Kuvendit për seancën e javës së kaluar ku janë votuar një mori vendimesh të rëndësishme.